SI TË BËNI PLAN PËR KURSIM TË ENERGJISË ELEKTRIKE?
Bëni analizë të konsumit sipas stinëve
Mësoni më shumë cilat pajisje në shtëpi shpenzojnë më shumë energji
Përpilojeni planin me kombinim të masave, me dhe pa investime
Zbatojeni planin, sipas nevojës korrigjojeni dhe mbindërtojeni
Si të kursejmë energji elektrike dhe të kemi fatura më të vogla?
Së pari, duhet të llogaritim sa shpenzojnë aparatet në shtëpi dhe të bëjmë plan kursimi. Plani duhet të përfshijë masa me dhe pa investim. Me kujdes të përhershëm mund të arrijmë të kursejmë dhe të mbetemi në blloqet e tarifave më të ulëta.
Plani i kursimit fillon me analizën e konsumit të pajisjeve në shtëpi, si dhe me identifikimin e historisë së shpenzimit sipas stinëve. Matje ose vlerësim i shpenzimit të aparateve në shtëpi, masa, me dhe pa investim, si dhe zbatim, korrigjim dhe përmirësim të planit.
Matja ose vlerësimi i shpenzimit të aparateve në shtëpi mund të realizohet në dy mënyra, me pajisje e cila do të matë shpenzimin e çdo aparati ose të lexohet fuqia e pajisjes nga udhëzuesi/doracaku për përdorim të tij.
Pas përcaktimit të shpenzuesve më të mëdhenj në shtëpi mund të zhvillohet plan kursimi, i cili mund të jetë kombinim i masave për përdorim racional të pajisjeve, adaptim sipas tarifores së energjisë (përdorimi i aparateve në tarifën e ulët) si dhe investime për kursim.
Plani duhet të përshtatet me buxhetin në dispozicion dhe vendin ku ka potencial më të madh për kursim – te shpenzuesit më të mëdhenj dhe më joefikasë të vendosen masa më serioze. Nëse plani përfshin investime, ato nuk duhet të jenë të njëfishta, por shkallë-shkallë. Investimet duhet të renditen sipas prioritetit.
Plani duhet të zbatohet nga e gjithë familja dhe sipas nevojës të korrigjohet dhe përmirësohet me qëllim të kursimit shtesë.